Fjalët që shkruhen gabim në gjuhën shqipe


Fjalët që shkruhen gabim në gjuhën shqipe

Ka shumë fjalët që shkruhen gabim në gjuhën shqipe, shpesh për shkak të shqiptimit,
theksimit ose përdorimit të pasaktë në komunikimin e përditshëm. Në këtë artikull kemi mbledhur disa nga
fjalët që shkruhen gabim në gjuhën shqipe dhe i kemi vendosur përballë formave të tyre
të sakta sipas drejtshkrimit zyrtar.

Nëse dëshiron të shohësh më shumë rregulla drejtshkrimore, shiko
materialet tona edukative.
Për kontroll të shpejtë të fjalëve, mund të përdorësh

fjalorin online të gjuhës shqipe

ose të konsultosh

udhëzuesin zyrtar të drejtshkrimit (PDF)
.

Lista e fjalëve që shkruhen gabim në gjuhën shqipe dhe format e sakta

Këto janë disa nga gabimet më të zakonshme në shkrimin e gjuhës shqipe:

  • Anulloj → Anuloj
  • Britëm → Britmë
  • Çertifikatē → Certifikatë
  • Dasëm → Dasmë
  • Diqka → Diçka
  • Djath → Djathë
  • E dielë → E diel
  • Egzistoj → Ekzistoj
  • Ekip-ë → Ekip-i
  • Fëmër → Femër
  • Filëm → Film
  • Fiskulturë → Fizkulturë
  • Garazhd → Garazh
  • Gjysëm → Gjysmë
  • Guzhinë → Kuzhinë
  • Inxhiner → Inxhinier
  • Kam qënë → Kam qenë
  • Klithëm → Klithmë
  • Kontriboj → Kontribuoj
  • Kontrollë → Kontroll
  • Kopësht → Kopsht
  • Krisëm → Krismë
  • Kulëm → Kulm
  • Kurajo → Kurajë
  • Kuvënd → Kuvend
  • Lapës → Laps
  • Liderat → Liderët
  • Llaftar → Llahtar
  • Mëdhaja → Mëdha
  • Mënd → Mend
  • Mëndje → Mendje
  • Mjalt → Mjaltë
  • Nisëm → Nismë
  • Njejtë → Njëjtë
  • Njof → Njoh
  • Panikë → Panik-u
  • Pisët → Pistë (i,e)
  • Poezija → Poezia
  • Policjia → Policia
  • Pregatit → Përgatit
  • Proçes → Proces
  • Profesorat → Profesorët
  • Qfarë → Çfarë
  • Regjizor → Regjisor
  • Restoran → Restorant
  • Sërisht → Sërish
  • Sezonë → Sezon-i
  • Shëmbje → Shembje
  • Shëmbull → Shembull
  • Shkruajtjur → Shkruar
  • Shqipëtar → Shqiptar
  • Standart → Standard
  • Studentat → Studentët
  • Thoja → Thosha
  • Univerzitet → Universitet
  • Vënd → Vend
  • Zëmër → Zemër

Pse ndodhin këto gabime në gjuhën shqipe?

Shumë prej këtyre gabimeve vijnë nga shqiptimi, ndikimi i dialekteve, përdorimi i shpejtë në tastierë
ose mosnjohja e përjashtimeve të drejtshkrimit. Duke njohur
fjalët që shkruhen gabim në gjuhën shqipe,
mund të shmangim gabimet më të zakonshme në shkrim.

Shembuj tipikë gabimesh drejtshkrimore

  • Shumë fjalë humbin “ë” fundore në të folur, por duhet shkruar (p.sh. gjysmë, mend, zemër).
  • Fjalë me prejardhje të huaj shpesh shkruhen gabim (p.sh. standard, sezon, profesor).
  • Ngatërrimi i “ç” me “q” dhe i “ë” me “e” është ndër gabimet më të shpeshta.

Me pak kujdes dhe duke njohur rregullat bazë të drejtshkrimit, çdo kush mund të shkruajë shqip drejt,
bukur dhe pa gabime shkrimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *