Udhëzues praktik • CV • Email aplikimi • Gabime që duhen shmangur
Si të aplikoj për punë: 10 rregulla + shembull CV (gati)
Si të aplikoj për punë është një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë kandidatët sot.
Shumë aplikime refuzohen jo sepse kandidati nuk është i mirë, por sepse aplikimi është i paplotë ose i pasaktë.
Më poshtë ke rregullat bazë, gabimet më të shpeshta dhe një model CV të qartë.

Shko te shembulli i CV
Shiko model emaili aplikimi
Nëse do ta përmbledhim në 20 sekonda
- CV në PDF, jo foto.
- Subjekti i emailit me pozicionin.
- Eksperiencë me pika konkrete dhe rezultate.
- Mesazh shoqërues i shkurtër dhe korrekt.
Si të aplikoj për punë: 10 rregulla që duhet të ndjekësh
1) Shkruaj pozicionin saktë
P.sh. “Mësuese Anglisht Part-Time”, jo “dua punë”.
2) Dërgo CV në PDF
Emërtoje: Emër_Mbiemër_CV.pdf.
3) Kontaktet në krye
Telefon, email, qyteti (dhe LinkedIn nëse ke).
4) Përdor email profesional
Shmang nofkat. Një email i rregullt rrit besueshmërinë.
5) “Profile” me 3–5 fjali
Kush je dhe çfarë sjell në punë (shkurt, qartë).
6) Shkruaj eksperiencën me rezultate
Jo vetëm “kam punuar”, por çfarë bëje dhe çfarë arrite.
7) Arsimi & trajnimet
Dega, universiteti, vitet, certifikime (nëse ke).
8) Aftësi që lidhen me punën
Komunikim, organizim, punë në ekip, korrektësi.
9) Mbaje CV 1 faqe (maks 2)
Lexueshmëria është super e rëndësishme.
10) Dërgo një mesazh shoqërues
Një paragraf i shkurtër mjafton. Kjo të dallon.
Nëse po pyet veten si të aplikoj për punë në mënyrë që të rrisësh shanset për intervistë,
është e rëndësishme të ndjekësh një strukturë të qartë dhe profesionale: CV e pastër, subjekt i saktë dhe mesazh shoqërues.
Gabimet më të zakonshme në aplikim pune
- CV si foto / screenshot.
- Pa numër telefoni ose pa email.
- Pa pozicion në subjekt.
- File me emër “CV final final 2.pdf”.
- Mesazh bosh: “Po dërgoj CV”.
Për një model standard europian, mund të shihni edhe
Europass CV (Komisioni Europian)
.
Ky link të ndihmon të kuptosh formatin bazë dhe renditjen e informacionit.
Si të aplikoj për punë me email ose WhatsApp
Subjekti: Aplikim për pozicionin [Pozicioni] – [Emër Mbiemër]
Përshëndetje,
Jam e interesuar të aplikoj për pozicionin [Pozicioni].
Kam përvojë në [fusha/përvoja kryesore] dhe jam e gatshme të kontribuoj me korrektësi dhe përkushtim.
Bashkëngjitur gjeni CV-në time në PDF.
Faleminderit për kohën dhe do të isha e lumtur për një intervistë.
Me respekt,
[Emër Mbiemër] • [Nr. telefoni]
Shembull CV (strukturë e saktë)
EMËR MBIEMËR
Tiranë | +355 xx xxx xxxx | email@domain.com | LinkedIn (opsionale)
PROFILE
[1–2 fjali: kush je dhe çfarë sjell]. I/e organizuar, korrekt/e dhe i/e përkushtuar ndaj rezultateve.
EXPERIENCE
[Pozicioni] – [Institucioni] | 2023–2025
- [Detyrë konkrete + rezultat]
- [Detyrë konkrete + rezultat]
- [Detyrë konkrete + rezultat]
EDUCATION
[Bachelor/Master – Dega] | [Universiteti] | [Viti]
SKILLS
- Komunikim & organizim
- Punë në ekip
- MS Office / Google Workspace
LANGUAGES
Shqip: C2 • Anglisht: B2/C1 • [Gjuhë tjetër]
REFERENCES
Të disponueshme me kërkesë.
Apliko siç duhet dhe rrit shanset për intervistë
Një aplikim i rregullt të diferencon menjëherë. Nëse po mendon si të aplikoj për punë,
mos harro: CV në PDF, pozicionin në subjekt dhe një mesazh të shkurtër.
