Vende Pune për Mësuese Gjuhësh në Tiranë
Te'Orel Center hap aplikimet për mësuese të gjuhës angleze, italiane dhe gjermane për vitin akademik 2026–2027.
📍 Astir, Tiranë · Fillimi i punës: Shtator 2026
Pozicion i hapur
Mësuese Anglishte
Pozicion full-time në Tiranë
Pozicion i hapur
Mësuese Italishtje
Pozicion full-time në Tiranë
Pozicion i hapur
Mësuese Gjermanishte
Pozicion full-time në Tiranë
Punë për mësuese pranë Te'Orel Center
Po kërkoni punë si mësuese gjuhe në Tiranë? Te'Orel Center po zgjeron ekipin akademik për vitin e ri. Aktualisht kemi vende pune për mësuese të gjuhës angleze, gjermane dhe italiane.
Pozicionet janë full-time dhe puna nis në shtator 2026. Kandidatet duhet të kenë përgatitje profesionale, eksperiencë në mësimdhënie dhe aftësi të mira komunikimi.
Kriteret e kërkuara
Për t'u bërë pjesë e ekipit tonë, kandidatja duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
✓ Diplomë universitare në gjuhën përkatëse.
✓ Të paktën dy vite eksperiencë në mësimdhënie.
✓ Zotërim shumë i mirë i gjuhës së huaj.
✓ Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi të klasës.
✓ Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
✓ Aftësi për të punuar në grup.
✓ Njohuri në Microsoft Office dhe platforma online.
✓ Disponueshmëri full-time nga shtatori 2026.
⭐ Çfarë përbën avantazh
Përveç kritereve bazë, vlerësohen edhe kualifikimet dhe eksperiencat e mëposhtme:
- Certifikime ndërkombëtare të gjuhës.
- Kualifikime shtesë në mësimdhënie.
- Eksperiencë në mësimdhënien e të rriturve.
💼 Çfarë ofrojmë
Te'Orel Center ofron një ambient pune të organizuar, profesional dhe mbështetës.
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese.
- Trajnim dhe mbështetje profesionale.
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi reale për zhvillim në karrierë.
Si zhvillohet procesi i aplikimit?
Procesi i aplikimit për vendet e punës në Te'Orel Center zhvillohet në katër hapa të thjeshtë.
Plotësoni aplikimin
Plotësoni formularin online me të dhënat tuaja të sakta.
Dërgoni CV-në
Pas formularit, dërgoni CV-në në adresën tonë të emailit.
Zhvilloni intervistën
Kandidatet e përzgjedhura ftohen në intervistë paraprake dhe profesionale.
Përzgjedhja përfundimtare
Kandidatja fituese kontaktohet nga ekipi i Te'Orel Center.
Çdo aplikim shqyrtohet me kujdes. Megjithatë, vetëm kandidatet e përzgjedhura për intervistë do të kontaktohen.
Apliko për vendet e punës
Plotësoni formularin dhe zgjidhni pozicionin për të cilin dëshironi të aplikoni. Më pas, dërgoni CV-në me email.
📩 Shko te formulariFormulari na ndihmon të regjistrojmë aplikimin tuaj. Pasi ta dërgoni, ju lutemi dërgoni edhe CV-në në:
info@teorel.com
Përdorni të njëjtën adresë emaili që vendosët në formular. Në këtë mënyrë, mund ta lidhim CV-në me aplikimin tuaj.
Subjekti i emailit:
Aplikim – Emër Mbiemër
Aplikimi konsiderohet i plotë pasi të keni dërguar formularin dhe CV-në.
Telefon: +355 69 655 3939
Afati i aplikimeve: 10 gusht 2026
Te'Orel Center promovon mundësi të barabarta punësimi.
Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Te'Orel Center
· Closer to Success

