
Kursi anglisht B1+ është dizenjuar për kursantët që kanë përfunduar me sukses nivelin B1 dhe duan të forcojnë më tej aftësitë gjuhësore për t’u përgatitur për nivelet më të avancuara si B2 dhe C1. Ky kurs është i përshtatshëm për studentë, punonjës të sektorit privat apo publik, si dhe për këdo që kërkon të përmirësojë komunikimin në anglisht në mënyrë të saktë dhe të rrjedhshme.
Kursi përfshin 33 seanca nga 90 minuta, të zhvilluara 3 herë në javë ose me ritëm më të shpejtë deri në 5 herë në javë.
Çmimi total është 165 euro, me mundësi pagese në 2 këste. Për grupe me 2 ose më shumë studentë ofrohet ulje 20%.
Në këtë nivel theksohet:
Përdorimi i anglishtes në situata më të ndërlikuara të jetës së përditshme dhe të punës
Kuptimi dhe krijimi i teksteve të gjata si email-e formale/informale, artikuj të thjeshtë dhe përmbledhje
Përgatitja për format e shkruara dhe të folura të provimeve ndërkombëtare si IELTS, TOEFL, APTIS
Komunikim më i saktë dhe i rrjedhshëm me përdorim të strukturave gramatikore komplekse
Zgjerim i fjalorit për tema të ndryshme si teknologji, edukim, mjedis, dhe udhëtime
Në përfundim të kursit, zhvillohet një test përfundimtar, ku vlerësohet njohuria e përgjithshme gjuhësore. Në bazë të rezultatit, lëshohet një certifikatë zyrtare e njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kursi ofrohet si në ambientet e qendrës në Tiranë, ashtu edhe online, duke u përshtatur me nevojat dhe oraret e kursantëve që jetojnë në qytete të tjera apo jashtë vendit.
Kursi B1+ zhvillohet nga mësuese me përvojë: Rexhina Kacaku, Klea Troka dhe Anxhela Kicka. Ato janë të certifikuara dhe kanë përvojë të gjerë në përgatitjen për provime ndërkombëtare.
👥 Kurse individuale dhe grupore
Për kursantët që preferojnë mësim individual, ofrohet kurs me çmim 15 euro/seanca, ku një nivel përmbyllet mesatarisht me 15–20 seanca.
Strukture e detajuar dhe progres i kontrolluar
Metoda mësimore ndërkombëtare
Mësim në klasë ose online
Çmim i përballueshëm dhe mundësi uljesh
Certifikatë e njohur zyrtarisht
Mësuese të specializuara me përvojë të provuar
Për tu regjistruar na kontaktoni në +355696553939 ose info@teorel.com
Une kam bere 4 nivele te gjuhes angleze. Nje staf mjaft i kualifikuar, sidomos zysh Rexhina e cila ishte shume e pergatitur dhe e bente shume te thjeshte shpjegimin e gramatikes dhe jo vetem.
Shihemi ne nivelet e tjera
Une kam bere 4 nivele te gjuhes angleze. Nje staf mjaft i kualifikuar, sidomos zysh Rexhina e cila ishte shume e pergatitur dhe e bente shume te thjeshte shpjegimin e gramatikes dhe jo vetem.
Shihemi ne nivelet e tjera