
Avanco nga A1 në A2 me një program praktik që të ndihmon të komunikosh më lirshëm dhe të kuptosh struktura më të zhvilluara.
Kursi ofrohet në Tiranë dhe online.
⏳ Grupet mbushen shpejt · 📞 +355 69 655 3939 · ✉️ info@teorel.com
Kursi anglisht A2 në Tiranë është ideal për studentë që kanë mbaruar nivelin A1 dhe duan të avancojnë më tej me njohuritë e tyre.
Për më tepër, ky nivel të ndihmon të përballosh situata të thjeshta të përditshme, të komunikosh më lirshëm dhe të kuptosh struktura më komplekse.
Në këtë fazë, anglishtja bëhet më e përdorshme në praktikë: ndërton fjali më të sakta, kupton më shumë në dëgjim dhe fiton siguri në të folur.
Si rezultat, përgatitesh natyrshëm për kalimin në nivelin B1.
Ky kurs përbëhet nga 30 seanca, secila me kohëzgjatje 90 minuta.
Mësimi zhvillohet 3 herë në javë. Ndërkohë, për studentët që preferojnë ritëm më intensiv,
ofrohet edhe formati 5 herë në javë.
Çmimi për të gjithë kursin është 145€, me mundësi pagese të plotë ose me 2 këste.
Gjithashtu, për grupe me +2 studentë ofrohet ulje 20%.
Në kursin A2 përfshihen të gjitha komponentët e gjuhës, në mënyrë të balancuar dhe praktike:
Në fund të kursit zhvillohet një test përfundimtar dhe, në bazë të pikëve, lëshohet
certifikatë e njohur nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Kursi zhvillohet në ambientet moderne të qendrës sonë në Tiranë, por ofrohet edhe online për studentë në çdo qytet ose jashtë vendit.
Prandaj, fleksibiliteti është maksimal, sipas kohës dhe preferencës së secilit.
Mësueset që japin anglisht në Te’Orel – Rexhina Kacaku, Klea Troka dhe Anxhela Kicka – janë të licencuara dhe me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie.
Për më tepër, ato janë të trajnuara për përgatitjen e provimeve ndërkombëtare si TOEFL, IELTS (Academic & General), APTIS dhe TOEIC,
me rezultate 100% të suksesshme deri më sot.
Kurset janë të përshtatshme për moshat 7 deri në 50 vjeç.
Gjithashtu, ofrohen edhe kurse individuale, ku një seancë kushton 15€.
Numri i seancave në këtë rast përcaktohet sipas ritmit të përparimit të studentit.
Për më shumë informacion, na kontakto në +355 69 655 3939 ose info@teorel.com.
📜 Certifikatë sipas standardit CEFR · Qendër e licensuar
Kështu, rrit sigurinë në komunikim dhe përgatitesh për nivele më të larta akademike dhe profesionale.
Kursin qe bera prane Qendres Teorel ishte mjaft pozitiv dhe formues.
Mesuesja ishte shume e sakte ne dhenien e misimit dhe kalimin e materialit tek ne.
Une jam shume i kenaqur nga ky kurs.
Falemnderit
Kursin qe bera prane Qendres Teorel ishte mjaft pozitiv dhe formues.
Mesuesja ishte shume e sakte ne dhenien e misimit dhe kalimin e materialit tek ne.
Une jam shume i kenaqur nga ky kurs.
Falemnderit