
Kurs anglisht komunikimi • B1+
Kurs anglisht komunikimi – vetëm speaking për studentë B1+
Ke mbaruar nivelin B1, por ndihesh i pasigurt kur flet anglisht?
Kursi ynë anglisht komunikimi është krijuar pikërisht për ty.
Gjatë 15 seancave nga 90 minuta, ne punojmë vetëm me speaking,
situata reale dhe fjalor praktik.
Pse të zgjedhësh kurs anglisht komunikimi në Te’Orel Center?
Ky kurs anglisht komunikimi zhvillohet në grupe të vogla,
me 3–6 studentë, në mënyrë që secili të flasë sa më shumë gjatë orës.
Çdo seancë ka një temë të qartë dhe një objektiv komunikimi.
- Fokus 100% te të folurit dhe komunikimi i përditshëm.
- Situata nga jeta reale: punë, udhëtime, prezantime, takime online.
- Korrigjim i menjëhershëm i gabimeve dhe sugjerime konkrete.
- Frase të gatshme që mund t’i përdorësh menjëherë në praktikë.
Kursi udhëhiqet nga mësuese me eksperiencë shumëvjeçare në mësimdhënien
e komunikimit. Ne përdorim materiale bashkëkohore dhe metoda
komunikative të rekomanduara edhe nga
Cambridge English
.
Si zhvillohet kursi i anglishtes së komunikimit?
Struktura:
- Kohëzgjatja: 15 seanca nga 90 minuta.
- Niveli i kërkuar: B1 / B1+ ose më lart.
- Çmimi total: 12.000 lekë për të gjithë kursin.
- Forma: në klasë ose online (sipas grupit).
Në çdo orë bëjmë warm-up të shkurtër, punë në çifte ose në grupe të vogla
dhe prezantime para grupit.
Kështu rritet gradualisht vetëbesimi dhe rrjedhshmëria.
Çfarë do të fitosh nga ky kurs anglisht komunikimi?
- Do flasësh më lirshëm dhe pa frikë nga gabimet.
- Do kuptosh më mirë folësit e tjerë në bisedë.
- Do pasurosh fjalorin e përditshëm dhe atë profesional.
- Do përgatitesh më mirë për punë, studime ose intervista.
Për studentët që duan të vazhdojnë me nivele të tjera të gjuhës angleze,
mund të shikosh edhe
kurset e tjera të Te’Orel Center.
Rezervo vendin në kursin e anglishtes së komunikimit
Ose na shkruaj në WhatsApp: +355 69 655 3939
