Gjuhë Shqipe

Nëse po kërkon një kurs gjuha shqipe për të huajt, Te’Orel Center është vendi i duhur. Kurset tona janë të ndërtuara sipas niveleve të CEFR, duke filluar nga A1 dhe më lart. Metoda jonë është praktike dhe e orientuar drejt komunikimit, kështu që do të mësosh të flasësh shqip në situata reale që nga javët e para.

Ofrojmë kurse individuale për të rritur dhe studentë ndërkombëtarë që jetojnë ose punojnë në Shqipëri. Orari është fleksibël dhe mund të zhvillosh mësimin në klasë ose online. Çmimi është i arsyeshëm dhe çdo nivel përfundon me një certifikatë të njohur.

Ky kurs është ideal për profesionistë, studentë të huaj, apo udhëtarë që duan të komunikojnë lirshëm në shqip. Për më shumë mbi strukturën e niveleve, shiko CEFR.

👉 Shiko kursin individual të gjuhës shqipe ose regjistrohu tani.